Hiper-realizmi i mahnitshëm i vizatimeve të Musa Çelik (Turqi)

(sguraziu – ars poetica, maj 2019)

…bota kishte dhe ka lloj-lloj artistësh, lloj-lloj vizatuesish të portreteve, sipas mjeshtrit Picasso “ka artistë që me brushën a lapsin ia dalin një pikë të vetme ta kthejnë në diell të ngrohtë, por ka dhe aso që diellin e vërtetë e degradojnë në një pikë të verdhë” : )

disa prej tyre vizatojnë gjithë jetën… derisa t’ia qëllojnë pikës, disa të tjerë vizatojnë aq bukur thuase donë t’ia “dëshmojnë” botës që secili portret mund t’jetë një “Mona Lizë” – sa për detajet rreth “burgosjes së bukurisë” s’është dhe aq e lehtë, Da Vinçi dikur i pati shpenzuar 4 vite duke u vërtitur rreth 1 portreti të vetëm, ndërsa Picasso-n… as që duhet përmendur, s’vlen krahasimi, pasi ky qe bërë i famshëm me ca “pikash të verdha” (pandehte se ishin diej), mburrej me ca eksperimente të shtrembëruara, me ca vijash “shtrembalaçe”, derisa Da Vinçi i ngratë me vite duke provuar përkryerjen e “1 buzëqeshje të vetme”, Picasso si për inat, portreteve të veta ua shtrembëronte me buzë, me hundë e me gjithçka, gjoja donte t’i bënte “moderne” : )